Sporti

“Dardanët” thërrasin emrin e “Fadil Vokrrit” në minutën e nëntë të takimit

06/10/2019 21:15
nga:M K

Ashtu si në ndeshjet si vendas, tifozët e Kosovës e kanë përsëritur edhe sonte.

Kur po luhej minuta e nëntë e duelit, “Dardanët” filluan të brohorasin “Fadil Vokrri”, në nderim të legjendës kosovare të futbollit dhe ish-kreut të FFK-së, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se dje me datën 9, u shënua njëvjetori i vdekjes së tij.

Sa i përket ndeshjes, momentalisht po rrjedhë minuta e 28-të e sfidës, kurse rezultati është 0-1 në favor të djelmoshave tanë, pas golit të Rashicës në minutën e 16-të.

Shpresojmë në paraqitje të mirë edhe në vazhdim.

/GazetaBlic/

06/17/2019 10:41

Kosova mund ta marrë edhe një futbollist që ka luajtur për Zvicrën U-21