Showtime

Dafina Zeqiri me vallëzim provokues para fansave të saj në koncert

07/11/2019 10:22
nga:Y Ramadani

Dafina Zeqiri cilësohet si një nga më të guximshmet në estradë, ku shpesh eksperimenton edhe me pamjen e saj, shkruan GazetaBlic.

Ajo këto ditë ka befasuar të gjithë kur është shfaqur me look-un e ri, ku kishte hequr flokët.

Dafina e guximshme po del të jetë edhe në skenë! Sa e guximshme aq edhe provokuese ështq shfaqur në një koncert të mbajtur. këto ditë.

Në pamjen e publikuar këngëtarja shihet duke ja kthyer të pasmet publikut, të cilët i ka lejuar edhe t’ia prekin.

Dafina Zeqiri dhe Lumi B vetëm pak ditë më parë lansuan projektin e ri të titulluar “Lule Lule” i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Ndërsa GazetaBlic nga burime të afërta me këngëtaren ka mësuar se ajo shumë shpejt do të realizojë dhe bashkëpunimin me Taynan.