Sporti

Conte mund të vazhdojë kontratën me Chelsea

06/13/2018 22:00
nga:Y.K

Chelsea është në dilemë të madhe për të ardhmen e Antonio Contes.

Skuadra londineze është duke u menduar që ta transferoj Maurizio Sarrin, por nga ana tjetër është problemi edhe tek trajneri i tyre aktual.

Chelsea duhet të paguaj 8 milionë euro nëse e shkarkon Conte, në mënyrë që të vije Sarri.

Nëse Sarri nuk transferohet në ‘Stamford Bridge’, atëherë blutë po mendojnë që të vazhdojnë edhe për një sezon me Conten.