Cool

Çmendet Rusia, gruaja e deputetit rus del nudo

03/13/2018 15:27
nga:FL.B

Ka dalë nudo për t’i dhënë një mesazh rusëve që të shkojnë në votime, por gruaja e një deputeti rus e ka futur veten në telashe të mëdha.

Yulia Dyatlova, bashkëshortja e Aleksandrit Dyatlov, një deputet i partisë “Rusia e Bashkuar”, ka pozuar nudo krahas disa modeleve, duke mbuluar vetëm pjesët intime.

Dyatlova shfaqet e rrethuar nga tetë vajza me këmbë të gjata, me sa duket lakuriq, me një tip flamuri që shpall se ato “Do të shkojnë në zgjedhje”.

Megjithatë, gruaja e deputetit deklaroi se bashkëshorti i saj nuk është as xheloz e as nuk është ndjerë i zënë ngushtë nga imazhet e publikuara.

Ajo u shpreh se:

Jashtë të gjitha këto gra janë të ndryshme dhe bëjnë punë të ndryshme – një inxhiniere, një mësuese një studente, një instruktore palestre. Por ne të gjithë duam ta bëjmë botën më të bukur dhe vendin tonë më të mirë dhe donim të tregojmë se të gjithë llojet e njerëzve duhet të jenë të interesuar për të ardhmen”.