BLIC.TV

Cilat janë muhabetet që bëhen mes partive politike, tregon Milaim Zeka

06/07/2019 22:22
nga:A. R.

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, në Blic Interview me Astrit Gashi, ka treguar për bisedat që bëhen mes drejtuesve kryesorë brenda një partie politike.

Ai ka thënë se bisedat kryesore janë vjedhjet nëpër tenderë, dhe ku të shkojnë për të bërë qejf.

Zeka ka folur edhe për formimin e partisë së re nga ana e tij, duke treguar edhe arsyen që e shtyri ta bëjë këtë veprim.

“Bisedat kryesore mes partive janë vjedhjet nëpër tenderë. Ata flasin sa përqind me i nda fitimet e tenderave, dhe në cilin vend të shkojnë për të bërë qejf. Besom që kjo është biseda kryesore që bëhen në të gjitha partitë politike”, ka thënë ndër të tjera Milaim Zeka për Blic Interview.