Sporti

Chelsea në bisedime me Saviqin

06/13/2018 21:23
nga:Y.K

Chelsea është në bisedime që ta transferojë mbrojtësin e Atletico Madrid-it, Stefan Saviq, sipas Sky Itala.

Ish-futbollisti i Manchester City-t, është që tri sezone te Atletico, pas transferimit nga Fiorentina më 2015.

Ndërkaq, ish-kampionët e Anglisë janë të prirë që ta sjellin 27 vjeçarin në Stamford Bridge, ndonëse Të Kaltrit përballen me garë të fortë me Juventusin për shërbimet e malazezit.