BLIC.TV

Challandes: Puna ime e fundit nuk do të jetë tek Kosova, ja kur mund të largohem

03/29/2019 22:50
nga:Lorik J

Bernard Challandes, trajnei i kombëtares së Kosovës është bërë një nga personat më të dashur në vendin tonë.

Challandes ka komponuar një skuadër shumë të mirë dhe tani po vazhdon të prodhojë lojë të bukur për sy në fushën e blertë, shkruan GazetaBlic.

67 vjeçari ka theksuar se i pëlqen shumë Kosova, mirëpo ka siguruar se kjo nuk do të jetë puna e e fundit në karrierën e tij.

“Unë kurrë nuk e planifikojë të ardhmen time. Unë nuk jam një trajner i ri, e di se në këtë punë të duhet shumë energji. Tani jam shumë i lumtur me këtë ekip, e di gjithashtu që kam eksperiencë dhe e di mirë se çka ndodhë në futboll. De Biasi kishte periudhë të mirë me Shqipërinë – ata zhvilluan paraqitje shumë të mira në kampionatin evropian, por më pas vjen një moment kur diçka nuk shkon”, tha fillimisht Challandes në ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin.

“Megjithatë, aktualisht jam shumë i lumtur me skuadrën dhe me rritjen tonë. Shpresojë që mund të punojë me këta djemë, nuk e di se sa gjatë, por kam dëshirë të paktën deri në kualifikimin për kampionatin evropian 2020. Ne kemi mundësinë e dytë që është Liga e Kombeve dhe për mua është një ëndërr e madhe. Natyrisht, unë e di që nëse nuk kam rezultate deri në Krishtlindje, nuk do të jetë e lehtë për mua. Unë rri i qetë për të ardhmen – por nuk mund të them se Kosova do të jetë puna ime e fundit, sepse një ekip i ri duhet të ketë një trajner të ri. Nëse kam ndonjë ndjenjë se mund t’i dhurojë diçka këtij ekipi, kjo nënkupton se do të jem i privilegjuar të rri. Dua vetëm ta bëjë punën time këtu dhe dikur mund të rikthehem pas 5 vitesh për ndeshje shumë të rëndësishme këtu, ku pastaj të gjithë do të kenë respekt të më takojnë dhe të flasin për mua. E ardhmja nuk është diçka që e planifikojë. Kam pranuar këtë punë nga Fadil Vokrri nga instikti im. Nëse unë largohem, do ta bëjë një gjë të tillë pa probleme me ekipin, federatën apo edhe tifozët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

03/29/2019 22:47

Challandes: Nuk e kam problem nëse luajmë kundër Zvicrës, ky është futbolli modern