BLIC.TV

Challandes: Nuk e kam problem nëse luajmë kundër Zvicrës, ky është futbolli modern

03/29/2019 22:47
nga:Lorik J

Challandes, trajneri i kombëtares së Kosovës ka prejardhje nga Zvicra, mirëpo nuk i pengon një përballje e mundshme me vendin e tij të lindjes në të ardhmen.

Kosova dhe Zvicra mund të përballen në të ardhmen dhe do të ishte një përballje mjaft interesante, pasi trajneri ynë do të ndeshej me vendin e tij, kurse lojtarët shqiptarë të Zvicrës do të luanin kundër Kosovës, shkruan GazetaBlic.

“Nuk ka problem për mua, ky është realiteti i futbollit modern. Ne kemi pasur persona që kanë emigruar dhe nuk mund të themi se lojtarët kosovarë duhet të luajnë për Kosovën. Unë kam parë lojtarë në Zvicër nga Portugalia, nga Italia dhe nga Spanja. Rodriguez, Benaglio dhe lojtarë tjerë që luajnë për Zvicrën. Kjo nuk është e rëndësishme. Ne kemi luajtur Zvicër-Shqipëri në Francë dhe gazetarët kanë thënë se është duke luajtur Zvicra 1 kundër Zvicrës 2. Për mua kjo është vetëm storie nga gazetarët. Është e qartë – tani njerëzit në përgjithësi pas historisë, pas luftës së vendin tuaj, disa familje kanë emigruar në Zvicër, Gjermani e kështu me radhë dhe kanë fëmijë që kanë shkuar në shkollat zvicerane dhe kanë luajtur futboll në shkollat e Zvicrës. Çdo gjë është okej, ata luajnë për Zvicrën dhe kjo nuk nënkupton se ata nuk e duan Kosovën, sigurisht që jo. Kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të interesuar për vendin e tyre. Ne po flasim për futboll, ata kishin shansin për të luajtur dhe kanë shfrytëzuar mundësinë”, tha fillimisht 67 vjeçari.

Challandes tha se problemi i vetëm është vetëm se ata kanë kualitet dhe mund të kemi vështirësi të marrim rezultat pozitiv.

“Ne gjithashtu kemi lojtarë që luajnë për Kosovën dhe janë shumë të lumtur, sikurse rasti i Zhegrovës, i cili nuk ka menduar shumë dhe ka zgjedhur Kosovën – pasi ia kishte premtuar një gjë të tillë gjyshit të tij. Për mua nuk është problem nëse ne luajmë ndaj Zvicrës – do të jetë një problem në futboll, pasi ata  janë shumë të fortë dhe janë një nga 10 kombëtaret më të mira në botë – sipas ranglistës së FIFA-s. Për mua si trajner do të jetë një problem në fushë – por jo problem nga Xhaka, Shaqiri ose lojtarët tjerë. Nuk do të ketë kurrë problem kurrë mes lojtarëve tanë dhe atyre të Zvicrës. Kam respekt për të gjithë që luajnë për Kosovën, Zvicrën apo Gjermaninë. Isha shumë i lumtur që në Zvicër kam pasur lojtarë nga Kosova. Unë kam qenë shef i grupmoshave të reja të Zvicrës dhe kur vijnë lojtarë si Xhaka, Mehmedi, Shaqiri, Behrami, Xhemaili – atëherë ata vijnë me shumë motivim dhe pasion”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

06/13/2019 20:08

Lexuesit e gazetës zvicerane: Kosova do të kualifikohet në EURO 2020