BLIC.TV

Challandes: Nga 1 deri në 10, ja sa janë shanset për të fituar ndaj Anglisë

03/29/2019 22:37
nga:Lorik J

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes beson se kemi pak shanse të fitojmë ndaj Anglisë, megjithatë është i lumtur që kemi mundësinë të përballemi me një nga kombëtaret më të mëdha në botë.

Kosova dhe Anglia do të përballen dy herë në këtë vit, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “EURO2020”.

Challandes u pyet në ‘BlicInterview’ me Astrit Gashin për shanset nga 1 deri në 10 për triumf në këtë përballje dhe ai me ironi u përgjigj duke thënë zero.

“Futbolli nuk është matematikë (qesh). Nëse e them matematikë, mendoj se shanset nga një deri në dhjetë janë zero për ne. Ky ekip i Anglisë luan në një tjetër planet – nëse e krahasojmë atë me Kosovën. Por të jemi të qartë, futbolli nuk është matematikë dhe shanset ekzistojnë gjithmonë – por tani nuk jam i interesuar të them kemi kaq shanse, pasi për ne është një mundësi shumë e mirë që të luajmë kundër një nga kombëtaret më të mëdha në botë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha fillimisht Challandes.

“E kam parë ndeshjen e tyre ndaj Republikës së Çekisë, ata luajnë 90 minuta për të kërkuar topin, 90 minuta mund të mbrohen dhe çdo 15 minuta shënojnë gol. Ne nuk mund të krahasohemi, pasi nuk është interesante për mua të di nëse ne mund të fitojmë kundër Anglisë. Ne mund të mbajmë topin kundër tyre, ta mbajmë pak topin dhe të kemi dy – tri shanse. Kjo ndeshje do të jetë test i mirë për ne, pasi mund të shohim se çfarë mund të bëjmë me progresin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

06/13/2019 20:08

Lexuesit e gazetës zvicerane: Kosova do të kualifikohet në EURO 2020