Sporti

Challandes, Ademi dhe një zyrtar i UEFA-s vizitojnë Trepçën’89

09/28/2019 09:41
nga:M K

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë.

Para dy dite, Gazeta BLIC raportoi ekskluzivisht për një qëndrim të tij në vendin tonë, lidhur me një projekt të UEFA-s.

Ndërkaq sot, bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, sekretarin Eroll Salihu dhe emisarin e autorizuar nga UEFA dhe FIDA për gjeneratat U15 dhe U17, Jean Francois Doemergue, vizituan Trepçën’89, konkretisht stadiumin afër liqenit artificial te lumi Ibër.

Kështu ka konfirmuar klubi nga “Riza Lushta” përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve:

Njoftim per media:
KF Trepça’89 pati në vizitë sot krerët e FFK-së Kryetari Agim Ademi, Sekretari Erolld Salihu , Selektorin Bernard Challanders si dhe Emisarin të Autorizuar nga UEFA dhe FIFA z. për Gjeneratat e reja U-15 dhe U-17 dhe zyrtarët e Udhëheqjes Komunale.
Vizita u realizua në Stadiumin Ndihmës afër liqenit artificial te lumi Ibër.
Mysafirët u pritën nga Presidenti z. Abedin Zeka BEKI me bashkëpunëtor.
U diskutua që janë të mirëseardhuara këto lloj vizitash dhe jemi të privilegjuar që pikërishtë përzgjidhet Klubi ynë e në veqanti qyteti i Mitrovicës si vatër e talentave të rinjë për vëzhgimin e gjeneratave të reja ku shumë shpejt do të filloj ky projekt.
Këto lloj vizitash janë stimulim shtesë që të punohet në vazhdim.
Pas vizitës vazhduan me nga një kafe relaxi në njërin nga restorantet buzë liqenit artificial.

/GazetaBlic/

10/13/2019 12:57

Kosovë-Mali i Zi, kjo është vlera e dy kombëtareve