Cool

Çfarë thotë shkenca për personat që shajnë shumë

08/11/2019 12:17
nga:Natyra

Nëse keni një dhomë të papastër, po ashtu edhe një gojë dhe nuk flini kurrë në kohën e duhur – me siguri që të gjithë duke fillaur nga familja janë munduar të ju bëjnë që të i ndryshoni këto shprehi.

Sido që të jetë ju jeni me fat, sepse këto tri kualitete të padëshirueshme mund të jenë e inteligjencës.

Është menduar se njerëzit që shajnë gjatë gjithë kohës nuk janë inteligjentë dhe nuk mund të mendojnë për ndonjë fjalë tjetër për të përdorur gjatë një argumenti, raporton “The Hearty Soul.”

Shanset janë, pa marr parasysh se si shani, ju keni dëgjuar një ‘deklaratë të tillë’ më parë. Shkenca thotë, se është totalisht e kundërta, transmeton lajmi.net.

Rezulton se rrjedhshmëria e fjalëve të sharjeve lidhet me rrjedhshmërinë e përgjithshme të fjalëve dhe këta persona të cilët kanë edhe tendencë më të madhe për të marr rreziqe, kane IQ më të lartë.

E njëjta vlen edhe për ata persona të cilët janë të pa organizuar dhe që nuk bien në gjumë më rregull dhe në kohë të duhur, kjo sepse mendja e tyre është e preokopuar me ide dhe mendime të tjera.

Personat të cilët janë inteligjentë, mërziten më shpejtë dhe preferojnë të shpenzojnë më shumë kohë së menduari.