Opinion

Çështja e drogave në rrugët dhe shkollat e Kosovës

04/10/2019 23:58
nga:Bekim Thaqi

Shkruan: Bekim Thaqi

A mund të themi që problemi i shoqërisë kosovare me drogat, është një problem i ri dhe i panjohur? Sigurisht që jo.

Drogat dhe opijatet tjera, ka kohë që kanë qenë prezente në Kosovë duke filluar qysh para lufte dhe viteve 70-ta. Mirëpo, numri i përdoruesve ka qenë në një nivel të vogël dhe sadopak të kontrolluar. Vitet e pasluftës, përdorimi i drogave ka shënuar një rritje të madhe, dhe duket se ka filluar dalë ngadalë të dalë nga kontrolli.

Faktorët janë të shumtë, duke filluar nga ajo se Kosova fillimisht ka qenë një vend tranzit për bartjen e drogave, sidomos të atyre që vinin nga Turqia dhe vendet e lindjes së mesme, e mëpastaj edhe të drogave nga Shqipëria, e cila në veqanti është e njohur për kultivimin e drogave të ashtuquajtura të lehta siq janë marihuana dhe kanabisi.

Kjo ka bërë që tregu i Kosovës, të vërshohet nga drogat e Shqipërisë, dhe të fillojë të jetë atraktiv për stërshitje dhe konsumim të drogave të ndryshme, duke marrë parasysh se kemi edhe shume të rinjë dhe adoleshente dhe në pergjithesi një popullatë të re në rajon dhe Evropë. Sot në Kosovë mund të gjinden pothuajse të gjitha llojet e drogave duke filluar nga Heroina dhe Kokaina të cilën me gjasë e konsumojne më të vjetërit dhe një pjesë më e vogël e të rinjëve , dhe poashtu edhe drogat si marihuana e kanabisi dhe tipat e drogave si ekstazi, të cilat janë shumë të popullarizuara tek të rinjtë dhe adoleshentët tanë.

Pothuajse në secilin qytet të Kosovës, është lehtë të gjenden dhe merren droga të ndryshme, dhe për më keq ato shpeshherë përdoren edhe në oborre të shkollave dhe brenda shkollave si në toalete e klasa dhe kjo ka filluar të behët deri diku një dukuri normale.

Policia po mundohet të bëjë punën e saj me aq mundësi sa ka, mirëpo, duket qartë se mungon një strategji më e gjerë e luftimit të fenomenit dhe dukurive të tilla. Me sa duket mungon nje kordinim i mire i policisë dhe shkollave dhe nuk ofrohet siguri e mjaftueshme për drejtorët dhe mesimdhënësit të cilët ngurrojne të raportojnë raste të tilla në mungese të sigurisë personale pasi që shpesh edhe janë të kërcënuar .

Në mungesë të aksioneve të shpeshta kontrolluese në shkolla dhe kafiterite ku ka dyshime për përdorime të tilla kjo dukuri sa vjen e shtohet.

Shkollat nuk kanë psikologë dhe njerëz profesionalë të cilët i dinë rreziqet e drogave dhe në të njejtën kohë edhe organizatat për mbrotjen e të drejtave të të rinjëve dhe nxënësve nuk po e shohin shumë të arsyeshme të merren me dukurine e tillë.
Sipas disa statistikave dhe analizave duket se shumë të rinjë e kanë provuar së paku njëhere marihuanën dhe se kjo ka pak dallim të meshkujt edhe te vajzat , edhe pse te meshkujt është pak më e theksuar.

Çështja është e njejtë edhe në kafiteritë e ndryshme, ku ka raste të shumta të përdorimit të drogave në to. Anashkalimi i kësaj çështje, në një të ardhme të afërt do ti kthehet si boomerang shoqërisë kosovare, pasi po atakohet mu ajo pjesë e popullatës me të cilën kemi krenuar gjithmonë, pra rinia e Kosovës.

MPB dhe organet relevante të sigurise në bashkpunim edhe me shoqërine civile duhet të kordinohen dhe angazhohen në nje fushatë më të organizuar dhe serioze për minimizimin e kësaj dukurie në rrugët dhe shkollat e Kosovës.