Sporti

Bullgaria pritet ta ketë fatin e Malit të Zi, një ndeshje pa shikues?

06/14/2019 20:27
nga:M K

“Vritini, vritini shqiptarët”.

Ishin këto thirrjet e tifozëve bullgarë, që në ndeshjen ndaj Kosovës nuk i ndalnin korret, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, kjo pritet të ketë pasoja.

Shtëpia numër një e futbollit evropian ka hapur procedurë disciplinore dhe sipas të gjitha gjasave vendasit do të shpallen fajtorë.

Andaj, ndeshja ndaj Anglisë pritet të zhvillohet pa shikues në stadiumin “Vasil Levski”, aty ku kombëtarja jonë ishte më e mirë në të gjitha sferat, e ajo më e rëndësishmja kuptohet, fusha e lojës.

Djelmoshat e Challandes shënuan fitoren e parë historike në kuadër të kualifikimeve, derisa shije të ëmbël i jep goli i Rashanit i realizuar në çastet e fundit.

/GazetaBlic/

09/20/2019 18:18

Sylejman Vizdiklar, talenti nga Kosova që po i mbron me krenari ngjyrat “verdhë e kaltër”