Showtime

Brenda shtëpisë 3 milionë dollarëshe të Selena Gomez

10/22/2019 21:17
nga:L I

Këngëtarja shumë e dashur, Selena Gomez njihet si një nga artistet më të komentuara për jetën personale por edhe talentin që ajo ka. Pas martesës së ish-it të saj, Justin Bieber çdo postim i saj shkakton reagim të menjëhershëm dhe interpretohet në lidhje me të.

Kënga e fundit e Selenës, mendohet që të jetë një dedikim për Justin por ende nuk është publikuar e pritet të ndodhi këto ditë.

Pavarësisht ngjarjeve të ndryshme kohët e fundit, ajo ka vendosur të përqëndrohet te vetja, prandaj dhe ka blerë një vilë rreth 3 milionë dollarë.

Mediat e kanë komentuar shtëpinë si të modeluar me shumë shije dhe stil, të përshtatshme për këngëtaren e re. Më poshtë mund të shihni foto nga ambientet e ndryshme të vilës.