Sporti

Brazili vjen me një formacion super sulmues për Kupën e Botës

06/13/2018 13:49
nga:Lorik J

Neymar, Coutinho, William dhe Gabriel Jesus do të startojnë në formacionin e Brazilit në Kupën e Botës.

Katër fantastikët e ‘Canarinhave’ në sulm, do të shoqërohen nga dy super mesfushor si Casemiro i Real Madridit dhe Paulinho i Barcelonës, shkruan GazetaBlic

Alisson, Danilo, Thiago Silva, Miranda dhe Marcelo priten të luajnë në mbrojtje dhe tashmë trajneri brazilian, Tite e ka të qartë formacionin startues për kampionatin më të madh të futbollit që fillon nesër.

Me këtë ekip, Tite dëshiron t’i japë fund formacioneve mbrojtëse të Brazilit. Brazili në kampionatet e fundit botërore ka luajtur me formacione më defansive, kurse këtë herë Tite ka vendosur të shndërrojë Brazilin në një ekip sulmues.

Neymar, Coutinho, Willian dhe Gabriel Jesus, katërshja fantastike nga Brazili, kanë shënuar pothuajse 80 gola ​​këtë sezon me ekipet e tyre.

Brazili ndodhet në grupin E sëbashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë. /GazetaBlic/

i

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania