Opinion

Bombat kohore të Serbisë

05/02/2019 10:02
nga:Ballsor Hoxha

Dezintegrimi si fenomen në një shoqëri është shumë i dëmshëm pikërisht në zgjatjen kohore. Në të vërtetë krejtësisht qartë koha fshihet dhe bormbardohet përmes shëndrrimit gjatë dezintegrimit. Derisa humb balansi dhe pesha e vendimit shoqëror. Derisa qytete të tëra p.sh. shndërrohen nën presionin e kërkesës për të qenë dhe për të mirëqenë p.sh. të ndërtimtarisë që kapë dhe shndërron qytete të tëra. Apo të pranimit të marrëveshjeve politike të dëmshme për vetveten, siç ka ndodhur disa herë në periudhën e pasluftës në Kosovë.

Askush në Kosovë nuk është i panjohtuar me festat krejtësisht të çuditshme të 1 majit në Gërminë e Prishtinës. Mirëpo askush gjithashtu nuk është i vetëdijshëm për dezintegrimin e vetëdijes që ndodh në këto festa. Vallja duke asgjësuar çdo vuajtje dhe asgjësimi i vuajtjes duke shndërruar realitetin.

Në anën tjetër që prej vitit të parë të pasluftës nuk ka mbetur asnjë 1 maj pa u shënuar simbolikisht protesta e – punëtorit – si vetëdije krejtësisht e rebeluar dhe e huajtur nga vendet perëndimore.

Derisa shembulli i parë është ritual i socializmit të ish Jugosllavisë kur kolektivi “Ramiz Sadiku” mbante për çdo vit koncertin trushpëlarës, i dyti shembull është ritual i huajtur nostalgjie të komunistëve të vendeve perëndimore, gjë që nuk është as fundi i botës dhe as fillimi i saj. Mirëpo gjithsesi kjo shpërfaqë paradoksin e shoqërisë së dezintegruar ku ai që është i dhunuar feston derisa ai që ka një standard jete proteston.

Dezintegrimi është edhe efekti i këtij paradoksi i cili e thyen arsyen në nënshtrim dhe po ashtu edhe zhvleftësim i asaj që është shtyllë mbajtëse e kësaj shoqërie sikur që është për shembull rënia e vlerës së vetë manifestimeve të UÇK-së nga përditshmëria e tyre.

Në të vërtetë marrë si shembull i shtyllës mbajtëse të kësaj shoqërie sakrifica e ushtarëve të UÇK-së, rituali i manifestimeve për të rënët e UÇK-së: ajo është shpërhapur aq shumë dhe në pamundësi organizimi të drejtë duhet të manifestohet një tubim për çdo të rënë të luftës. Pikërisht kjo e zhvelftëson këtë luftë dhe e nënshtron ndaj realitetit të tashëm krejtësisht të dezintegruar.

Dezintegrimi si fenomen i shoqërive me plagë të rënda, me ardhmëri të paqartë dhe nën presionin e pranimit është shnëdrrimi i vuajtjes dhe thyerja e vetëdijes, në pafundësi apo inflacion të shtyllave të saj dhe në zhvleftësim të mekanizmit mbrojtës të saj.

Në të vërtetë në këtë duhet shtuar edhe dramat dhe hapat e po të njëjtës shoqëri megjithëse e dezintegruar – shpallja e shtetësisë, pranimi i saj nga të tjerët dhe edhe vendosja e sovranitetit ndërkombëtarisht.

Mirëpo ka një fenomen tjetër në tërësi të pafalshëm në secilën shoqëri dhe kjo është koha. Koha në cilindo qytet në Kosovë ka kaluar në mjet krejtësisht të manipulueshëm, qoftë për punëtorin, qoftë për viktimat e luftës, qoftë për politikanin dhe qoftë për këngëtarin e Hip Hopit të këtij qyteti. Në të vërtetë në qytetin ku jetoj kjo ndodh në disa shtresa dhe është krejtësisht në duar të atij që e ka kapur këtë shtresë. Që do të thotë banorët e lagjeve të ndryshme mund të jenë nën presionin e një ndërmarrjeje siç është ndërtimi, të tjerët nga historia, të tjerët nga muzika dhe të tjerët nga presioni i dëshpërimit, dhe apo edhe presioni i lirisë së pafundme dhe të zhvelftësuar deri në mungesë mëshire ndaj vetes.

Nëse e kujtojmë Kosovën nëpër vitet e pasluftës dhe negociatat e saj, tërë ajo që ka ndodhur është zhvleftësimi apo edhe dezintegrimi i po të njëjtës Kosovë pavarësisht rezultateve të negociatave. Në të vërtetë Kosova është zvogëluar jo gjeografikisht apo fizikisht por në perspektivën e fuqisë negociuese.

Si ndodh kjo është krejtësisht e qartë nga shndërrimi i qytetarëve të saj dhe shoqërisë së saj në shoqëri pa fuqi drejtësie, organizimi dhe vetëdijeje.

Në të vërtetë brenda këtij dezintegrimi i cili krijohet nga vetë papjekuria e kësaj shoqërie, gjenden bomba kohore të palës tjetër negociuese e cila e ruan kohën e saj përmes qoftë masakrës kolektive të pagjykuar ndaj ne, dhe me këtë dezintegron anën tjetër negociuese. Në të vërtetë nëse një marrëveshje është e propozuar dhe e organizuar nga të gjitha anët dhe ajo kalon në pavlefshmëri pikërisht për shkak se ana serbe e ruan edhe masakrën e ndërmarrë nga vetë ajo.

Kjo sigurisht është bllokim i kohës kosovare dhe me këtë edhe inicijim të bombave kohore të serbëve në dezintegrimin e marrëveshjeve dhe në ngadalësimin e marrëveshjeve deri në atë masë që këto bomba kohore mbeten të pavarura nga marrëveshjet dhe sjellja e politikës kosovare, bomba të cilat prodhojnë vetëdije të pavarura dhe ndërtojnë sjellje të pakoherencë dhe të pakokë.

Në të dy shembujt e parë të marrë në fillim të këtij shkrimi, ai lidhur me festat në Gërmi për 1 maj dhe protestat e huajtura nga perëndimi në sheshin e Prishtinës është pikërisht që në paradoksin e kësaj më së miri shpërfaqet shpërthimi i këtyre bombave: pavarësia e një sjelljeje ndaj tjetrës dhe pavarësia dhe kapja e qoftë edhe protestës për 1 Maj. Në të vërtetë, në shembullin tjetër që ceket në këtë shkrim e që është zhvleftësimi i luftës së UÇK-së shpërfaqet shndërrimi i vetëdijes prej ngadhnjyesit në të nënshtruar i cili nuk arrin të bindet për mvetësinë e tij/saj me përballjen e gjithëhershme të tij/saj me ngadalësimin e kohës deri në dezintegrim.

Të tri këto shembuj që ndodhin përafërsisht në këtë periudhë kohore janë eksplodime të kohës së bllokuar nga Serbia dhe me këtë edhe riorientuese të vetëdijes së kësaj apo këtyre pjesëve të shoqërisë. Shtyllat mbrojtëse nga shembujt më lartë si: prejardhja socialiste e një pjese të shoqërisë; prejardhja perëndimore e një pjese tjetër të shoqërisë; dhe pjesa e shoqërisë e dëshpëruar nën dezintegrimin e shoqërisë me gjithë sakrificën e saj janë shtyllat e kësaj shoqërie, jo të vetmet por të pashmangshme. Mirëpo ato janë krejtësisht nën pavarësinë kohore ndaj njëra tjetrës duke qenë se ndërtimi i tyre apo edhe ekzistenca e tyre është e papranuar dhe e pasqaruar për të gjithë për shkak të dezintegrimit të shoqërisë, e cila ndalohet dhe kurdiset nën presionin e psikopatisë së politikës serbe.