Showtime

Blake: Artistët pa vlera, të shumtë në tregun tonë (FOTO/VIDEO)

02/14/2018 19:47
nga:L I

Ndonëse ka pak kohë që është futur në tregun muzikor, reperi i ri Blake ka arritur të pëlqehet nga publiku, shkruan GazetaBlic.

“MVP” ishte projekti me të cilin reperi shënoi fillimin e karrierës muzikore.

Zëri i veçantë dhe shpejtësia në të kënduar bënë që ai shumë shpejt të bëhej pjesë label-it “BlackFish Entertainment”, pjesë e të cilit janë dhe grupi Etnon.

Në një intervistë për GazetaBlic, Blake ka treguar se sa e vështirë ka qenë qasja në muzikë, si dhe rreth bashkëpunimeve me këngëtarë tjerë jashtë label-it.

GazetaBlic: A ka qenë e lehtë kyçja në tregun e muzikës në Kosovë? 

Blake: Kyçja në muzikë nuk është aspak e lehtë, nuk mjafton vetëm ta duash, por edhe të punosh shumë që të kesh sukses.

GazetaBlic: Pos këngëve solo dhe bashkëpunimeve me anëtarët e Black Fish Entertainment a planifikoni bashkëpunime me këngëtar jashtë këtij labeli?

Blake: Nuk është se po planifikoj ndonjë bashkpunimm por edhe mund të ndodhë, nuk ka asgjë definitive.

GazetaBlic: A janë diss tekstet e këngëve kujt, nëse po ndaj kujt?

Blake: Tekstet e mia nuk adresohen te një person i caktuar. Ngacmimi i kolegëve është pjesë e Hip-Hopit.

GazetaBlic: Cili është emri me të cilin nuk do të bashkëpunonit në asnjë rast?

Blake: Me artistët të cilët nuk kanë vlera në muzikë, që janë të shumtë në tregun tonë.

GazetaBlic: Muzika që ti bën a është ajo që ju e doni apo ajo që publiku e don?

Blake: Mundohem të gjejë mesin e të dyjave , ta dua unë dhe publiku gjithashtu.

GazetaBlic: A keni ndonjë angazhim tjetër pos muzikës, dhe cili është projekti i radhë?

Blake: Angazhim primar  kam muzikën. Sa i përket projekteve kam shumë të pa publikuara, projekti im i rradhës nuk është vendosur ende cili do të jetë, por do të publikohet së shpejti./GazetBlic

 

 

11/04/2017 15:34

Blake e “djeg” tregun me “Gasoline” (PREMIER)