BLIC.TV

Besnik Tahiri: Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar këtë ligj, e sot po kërkon që ky ligj të hyjë në fuqi

12/13/2019 22:50
nga:Gazeta Blic

Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë në largim, Besnik Tahiri në emisionin “Blic intervieë” me Astrit Gashin ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar këtë ligj, e sot po kërkon që ky ligj të hyjë në fuqi.

“Qeveria nuk e ka çuar Ligjin për Paga në Kuvend që të ketë një trajtim të vecantë”, tha ai, duke shtuar se në komisionin parlamentar të gjithë kanë votuar, përfshirë opozitën që ky ligj të ketë trajtim të vecantë.

Tahiri ka thënë se edhe opozita ka qenë që ky ligj të ketë trajtim të barabartë.

Besnik Tahiri duke komentuar mos arritjen e marrëveshjes për qeverisje ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes ka theksuar se askush nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje.

Sipas tij, Ministria e Brendshme është karremi, e synimi është posti i presidentit.

Ai ka theksuar se Isa Mustafa është konsistent për ta marrë postin e president./ Gazeta Blic