BLIC.TV

Besnik Tahiri: Kjo reformë i ka dhënë “plumb në ballë” punësimeve me të njofshëm

12/13/2019 22:38
nga:Gazeta Blic

Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë në largim, Besnik Tahiri në emisionin “Blic interview” me Astrit Gashin ka theksuar se ankimimet i bën sindikatat që kishin paga shumë të mëdha.

Tahiri ka theksuar se agjencionet që kanë paga shumë të mëdha, i kanë trashëguar edhe nga koha e UNMIK-ut.

Prandaj, shton ai asnjë pozitë nuk guxon të ketë pagë më të madhe se sa ajo e presidentit.

Sipas tij, koeficientin më të madh e ka presidenti me 10-të. Tahiri thekson se me ligjin e ri të pagave, i është zvogëluar paga edhe presidentit.

Besnik Tahiri ka theksuar se shumë sindikata qasjen ndaj këtij ligji e kanë pasur shumë gabim.

“Pra, ata e konsideruan këtë si një lloj pazari”, ka theksuar Tahiri, raporton Gazeta Blic.

Ai tregon se si presioni i SBASHK-ut, u kishte shkaktuar telashe shumë të mëdha në nxjerrjen e këtij ligji.

“Kjo reformë i ka dhënë “plumb në ballë” punësimeve me të njofshëm”, tha ai./ Gazeta Blic