Lajme

Bëhet publike video e punëtorit të Bechtel Enkas, i cili mbeti i varur për disa orë në vinç

11/15/2018 08:51
nga:A. R.

Një nga punëtorët e Bechtel Enkas, Përparim Sadiku, muajin e kaluar, kishte mbetur rreth dy orë i varur në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës, “Arbën Xhaferi”.

Nga aksidenti i cili kishte ardhur pasi është rrëzuar një trase në lartësi prej 4-5 metra janë lënduar edhe disa persona të tjerë, që kanë qenë duke punuar në atë pjesë.

Edhe pse njësitet emergjente kishin arritur në vendin e ngjarjes, nuk kishin arritur ta shpëtonin Sadikun, ai kishte vazhduar të qëndronte i varur në vinç.

“Kam qenë mbi një trarë nga betoni i cili peshonte 130 ton. Kam parë vdekjen me sy, kam kërkuar ndihmë dhe nuk kam besuar që jam gjallë. Pas dy orësh arriti vinçi 60 metra dhe më mori. Ata që më ndihmuan ishte një turk dhe një zjarrfikës nga Kaçaniku”, kishte rrëfyer.

Nga aksidenti në fjalë janë publikuar pamje të reja drithëruese:

 

 

Publiée par Valton Marku sur Mercredi 14 novembre 2018

04/25/2019 09:44

Punëtori për mbrojtjen e përkohshme të trashëgimisë kulturore