Lajme

Befasia në Beograd, drama në Angli, kurse paqja në Gjermani

09/18/2018 23:13
nga:M K

Kanë përfunduar tashmë të gjitha takimet e ditës së sotme të Ligës së Kampionëve.

Dy ndeshje me fillim nga ora 18:55 dhe gjashtë të tjera në ora 21:00, japin sinjale të qarta se gara më e madhe për klube në kontinentin e vjetër edhe këtë edicion pritet të jetë më se interesante, shkruan GazetaBlic.

Fitorja bindëse e Barcelonës, rikthimi i jashtëzakonshëm i Interit si dhe performanca briliante e Liverpoolit ndaj kampionit aktual francez, japin shenja të një sezoni fenomenal.

Takimet e lartëcekura ishin më të zjarrta, por nuk duhet lënë anash as barazimin e Schalkes me Porton, si dhe fitoren e Galatasarayit kundër Lokomotivës së Moskës 3-0.

Në takimet e mbetura, Dortmund triumfoi në Belgjikë përballë Club Brugge 0-1, ndërsa Atletico Madrid fitoi si mysafir i Monacos në Stade Louis II.

Befasia e mbrëmjes është padyshim barazimi në Beograd, ku Napoli nuk arriti të marrë më shumë se një pikë kundër Crvena Zvezdas në Marakana.

/GazetaBlic/

06/12/2019 21:47

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions