Sporti

Befasi e madhe, Arijanet Muriç ‘kapet’ në Pejë me fanellën e super-klubit evropian

06/12/2019 15:57
nga:M K

Aro Muric është rikthyer në Kosovë pas fitores ndaj Bullgarisë.

Gardiani i kombëtares “verdhë e kaltër” si duket do të qëndrojë edhe për një kohë në Pejë, shkruan GazetaBlic.

Qytetarët e shumtë kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të bërë një foto me të, derisa i çuditshëm është fakti se ai është parë me fanellën e Real Madridit.

Kujtojmë faktin se ai ka edhe 12 muaj kontratë me Manchester Cityn dhe pritet ta vazhdojë edhe më tutje, mirëpo nuk dihet se pse e ka veshur atë të spanjollëve.

Kjo në njëfarë mënyre është joprofesionalizëm, gjithsesi mbetet të shihet nëse kjo është shenjë e destinacionit të ardhshëm për të.

/GazetaBlic/

02/24/2019 08:14

Momenti i së vërtetës për Aro Muric