Sporti

Befasi e dorës së parë në Francë, PSG mposhtet nga vendi i fundit, Dijon

11/01/2019 22:42
nga:M K

Ndeshja hapëse e xhiros së 12’të në Ligue 1 dhe befasi e dorës së parë.

Kampioni aktual francez, PSG, është mposhtur nga Dijoni, që para ndeshjes pozicionohej në vendin e fundit, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht Mbappe realizoi në minutën e 19’të për skuadrën nga “Parku i Princave”, para se Chouiar t’i barazonte shifrat në fund të pjesës së parë.

Kur u mendua se në fraksionin e dytë PSG-ja do të këndellet dhe do ta gjejë golin e fitores, ashtu nuk ndodhi. Përkundrazi. Vendasit shënuan me fillim të pjesëlojës së dytë, gjegjësisht në minutën e 47’të. Cadiz shënoi për golin e parë në 45 minutat e fundit, e që doli t’i regjistronte edhe shifrat përfundimtare.

Kësisoj, Dijon shkon në kuotën e 12’të pikëve dhe i largohet sadopak rrezikut permanent, derisa ekipi nga kryeqyteti, përkundër humbjes mbetet edhe më tutje në vendin e parë, me tetë pikë e një ndeshje më shumë.

/GazetaBlic/

11/26/2019 22:56

Mourinho 2/2, Tottenhemi me rikthim senzacional – Bayerni luan tenis me Crvena Zvezdan, kurse derbi i gjigantëve mbyllet në paqe