Showtime

Beatrix Ramosaj vishet shkurt, këtë herë fotografohet te kisha e famshme e Barcelonës

05/16/2018 15:56
nga:FL.B

Përderisa temperaturat kohët e fundit janë rritur, veshjet e shumë vajzave shqiptare janë zvogëluar, shkruan GazetaBlic.

E tash kur është fjala për t’u dukur sa më joshëse e me stil ato po shkojnë për vizitë jashtë Shqipërisë për të nxjerrë sesione sa më joshëse që t’u mbeten kujtim.

Këtë herë është këngëtarja, Beatrix Ramosaj ajo e cila ka vizituar kishën e famshme në Barcelonë “Sagrada Familia” ku edhe nuk ka hezituar të sjell një imazh nga ky vend për ndjekësit e saj.

E ndjekur nga më shumë se 283 mijë ndjekës, ajo u pa para “Sagrada Familia” veshur me një palë xhinse të shkurtër farmerkë, teksa në pjesën e sipërme kishte veshur sutjena sportive ngjyrë kafe.

E buzëqeshur e me shumë aksesorë ngjyrë ari në qafë, ajo është shfaqur mbresëlënëse nga ky vend në Spanjë.

Bukuroshja shqiptare vetëm një ditë më parë pat sjell për ndjekësit e saj në “Instagram” edhe një imazh tjetër veçse këtë e kishte realizuar në Arc De Triomf që gjendet në Kataloni të Spanjës.

“Vetëm një ecje e shkurtër përreth Barcelonës” – është përshkrimi që ajo i ka vënë imazhit të publikuar.

Vlen të theksohet që këngëtarja shqiptare ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikorë. Kënga e saj e fundit është publikuar në Qershor të vitit 2017-të. E titulluar “Pa ndjenjë” kjo këngë pat bërë bujë të madhe në media shkaku i skenave tejet të nxehta dhe eksplicite, për çka mori vëmendje goxha shumë.

Deri tash, kjo këngë ka mbledhur mbi 1 milion shikime në YouTube. / © GazetaBlic /

08/15/2018 12:41

Beatrix Ramosaj më e lumtur se kurrë, feston ditëlindjen e shoqes së ngushtë