Showtime

Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas ‘zënkës’ me Anxhelina Hadërgjonajn

09/11/2019 12:55
nga:N S

Muaj më parë në rrjetet sociale bëri bujë të madhe ‘sherri’ mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe kushërirës së saj, vajzës së tezes, Beatrix Ramosaj.

Atë kohë u shkrua se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram dhe se filluan të hiqnin postimet ku shfaqeshin krah njëra-tjetrës.

Megjithatë, bukuroshet së fundmi duket se kanë rregulluar raportet në mes vete dhe këtë gjë e dëshmojnë postimet që ato vazhdimisht bëjnë.

Këngëtarja Hadërgjonaj siç shihet është kthyer pas një kohe të gjatë në Shqipëri dhe me këtë rast po argëtohet tejet shumë në praninë e kushërinjeve të saj, Beatrixit dhe Albanit.

Ndërkohë, është vet Beatrix ajo e cila ka ndarë një video në llogarinë personale, Instagram, me përshkrimin e videos “Jemi shumë të zëna”.

Nga ana tjetër, të dyja ka kohë që nuk kanë sjell projekte të reja ndaras për fansat e saj, teksa Anxhelina ka paralajmëruar rikthimin në skenë pas një pauze të gjatë.