Sporti

Bayerni konfirmon që do të shesë futbollistin e njohur

06/13/2018 20:26
nga:Y.K

“E dimë që mund të na vijë një ofertë për të. Nëse një klub vjen dhe kërkon të dijë për çmimin e tij, atëherë do të merremi me atë çështje”, shprehet Rummenigge.

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur që Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munchen.

Ai ka konfirmuar që klubi do të shqyrtojë ofertat që vijnë në drejtim të mbrojtësit, përcjellë “Lajmi.net”.

“E dimë që mund të na vijë një ofertë për të. Nëse një klub vjen dhe kërkon të dijë për çmimin e tij, atëherë do të merremi me atë çështje”, shprehet Rummenigge.

“Po ju them që vlera e tij nuk është e ulët. Por gjithçka për momentin është vetëm spekulim. Por jam në dijeni se Jerome po merret me këtë temë”, shtoi ai. /Lajmi.net/