Sporti

Bayerni dhe Juventusi afër marrëveshjes për huazimin e yllit të bianconerëve

08/10/2019 09:43
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për yllin e Juventusit, Mario Mandzukic, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic.

Kjo për fatkin se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po përgatisin ardhjen e një top-sulmuesi, që me gjasë do të jetë Icardi.

Ky i fundit pritet të shkëmbehet, pasi palët tashmë i kanë filluar bisedimet mes vete për ta arritur akordin që do t’u pëlqente të dy klubeve.

Ardhja e një sulmuesi tjetër, e detyron kroatin Mandzukic të largohet nga qyteti industrial italian, qoftë si huazim apo largim i pëhershëm.

Megjithatë, klubet e vetme të interesuara për t’i siguruar shërbimet e nënkampionit të botës nuk janë të gatshme që ta blejnë atë, por vetëm si huazim.

Andaj, Bayerni i’a ka bërë një ofertë bianconerëve, kurse mbetet të shihet nëse kampionët e Italisë do ta lëshojnë lojtarin në këtë formë.

/GazetaBlic/

08/06/2019 21:32

Tottenhemi i ofron Juventusit plotë 70 milionë euro për Dybalan