Sporti

Bayerni dhe Dortmundi pas sulmuesit të Juventusit, “Zonja e Vjetër” kërkon 25 milionë euro

07/27/2019 16:47
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të mbetet njëri nga më të kërkuarit në tregun e transferimeve.

Megjithatë, tashmë ka vendosur ta shesë Juventusi, pasi më parë e konsideronte si pjesë të pandashme të skuadrës, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për kroatin Mario Mandzukic, për të cilin Juventusi ka vënë një çmim prej 25 milionë eurosh.

Skuadrat gjermane si Bayern e Dortmund janë tejet të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, derisa me të dëgjuar se bianconerët kanë vënë çmimin e largimit, ata janë vërsulur për t’i bërë gati ofertat.

Kujtojmë se nënkampioni i botës me Kroacinë, Mandzukic edhe në të kaluarën ka luajtur për Bayernin, derisa me gjasa të mëdha mund të rikthehet në “Allianz Arena”.

/GazetaBlic/

08/10/2019 09:43

Bayerni dhe Juventusi afër marrëveshjes për huazimin e yllit të bianconerëve