Sporti

Barcelona ua “vë drynin” dy futbollistëve

10/14/2019 08:04
nga:Natyra

Barcelona ka vendosur që dy futbollistëve të saj, Andre Ter Stegen dhe Nelson Semedo t’ua rinovojë kontratat.

Sipas AS edhe portieri edhe futbollisti kanë kontratë deri më 2022, por që klubi kataluans dëshiron që t’i bllokojë edhe për më gjatë.

Forma e tyre e mire ka bërë që klubi të mendojë për ta për periudha edhe më afatgjata.

Vazhdimi i kontratave shihet si një prej prioriteteve të Barcës para se të hapet afati kalimtar dimëror.

11/09/2019 22:56

Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas