Sporti

Barcelona tregon arsyet pse nuk e dëshiron transferimin e De Ligt-it

06/14/2019 23:25
nga:M K

Mbrojtësi i Ajaksit, De Ligt, që po kërkohet nga gjysma e Europës, është pranë firmës me PSG, sidomos tani që Leonardo ka marrë rolin e drejtorit sportiv.

Raiola këto ditë ka qenë në Paris për të rënë dakord për rrogën, që do të jetë 10 milionë euro ose më shumë.

Megjithatë, kjo nuk është çudi, pasi po flasim për një mbrojtës që është titullar te Ajaxi dhe te Holanda.

“El Mundo Deportivo”, ka shpjeguar pse Barcelona është ftohur për afrimin e tij në Katalonia.

Motivi lidhet me përulësinë, e cila i mungon De Ligt, i cili që në këtë moshë ka pretendime të mëdha.

Sjellja e tij arrogante nuk i pëlqen Barcelonas, edhe pse fjala e fundit nuk është thënë.

08/17/2019 08:36

Supergoli me gërshërë i Aduriz, që i’a siguroi fitoren Bilbaos ndaj Barcelonës