Sporti

Barcelona s’ka para për Neymarin, ky është plani për ta ‘rrëmbyer’ nga PSG-ja

08/20/2019 16:21
nga:M K

Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 160 milion euro për blerjen e Neymar, por që do të paguhen në verën e vitit 2020.

Ky është propozimi i fundit që klubi Blaugrana do të bëjë për PSG, pas një takimi të zhvilluar së fundmi mes drejtuesve të ekipit spanjoll, me presidentin Josep Maria Bartomeu në krye.

Katalanasit duan që ta marrin brazilianin në forma huzimi, për tëpaguar shumën prej 160 milionë eurosh një sezon më pas.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar, është nëse operacioni do të jetë me mundësinë për ta blerë apo me detyrimin për ta blerë kartonin e plotë.

Barcelona nuk mund të investojë shuma të mëdha në merkato, pasi ka firmosur këtë verë me Griezmann, De Jong, Neto dhe Junior.

Barcelona kërkon të tregojë se është e interesuar vërtet për Neymar, për të mposhtur dhe konkurrencën e Real Madrid dhe Juventusit, që janë dy klubet e tjera të interesuara.

Kampionët e Spanjës shpresojnë që të përfitojnë dhe nga dëshira e lojtarit dhe fakti që është i dëmtuar prej disa muajsh.

09/21/2019 21:49

Befasitë s’kanë të ndalur – Granada avanson ndaj Barcelonës pas pjesës së parë