Sporti

Barcelona refuzon ofertën për talentin e mbrojtjes, e konsideron të pashitshëm

06/30/2019 08:58
nga:M K

Kanë filluar tashmë ofertat e parë për talentin e mbrojtjes, Jean-Clair Todibo.

Siç shkruan “MundoDeportivo”, Celta Vigo ka dërguar ofertë zyrtare për francezin, por që është refuzuar nga katalunasit, shkruan GazetaBlic.

19 vjeçari nuk është paraqitur mjaftueshëm këtë vit për “verdh e kuqtë”, megjithatë drejtuesit e klubit blaugranas e cilësojnë të pashitshëm, të paktën edhe për një vit.

Mbetet të shihet nëse në këtë edicion, Todibo do të ketë minutazh më të madhe në formacionin e Valverdes.

Kampionët aktual spanjollë po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri, derisa gurmanët e futbollit botëror dhe mediat në përgjithëse e kanë kuptuar, se qershia mbi tortë pritet të jetë rikthimi i yllit të PSG-së, Neymar.

Ky i fundit pas përfundimit të “Copa America” pritet ta thotë fjalën vendimtare sa i përket destinacionit të radhës në karrierë.

/GazetaBlic/

09/14/2019 23:09

Notat e futbollistëve: Barcelona – Valencia