Sporti

Barcelona mendon ta përforcojë sulmin, ky është synimi i katalunasve

06/13/2019 17:52
nga:M K

Barcelona është vënë në kërkim të lojtarëve që do të përforconin sulmin e ekipit katalanas për sezonin e ardhshëm.

“Blaugranat” kanë nisur prej kohësh kërkimin e emrave që do të zëvëndësonin Suarez në repartin e avancuar, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe interesimet konkrete.

Së fundmi mediat spanjolle kanë nxjerrë një tjetër emër që pëlqehet nga klubi katalanas.

Bëhet fjalë për talentin e Real Sociedad, Mikel Oyarzabal, i cili së fundmi ka qenë pjesë edhe e kombëtares spanjolle.

22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh në kontratën e tij, ndërkohë që pëlqehet edhe nga shumë klube të tjerë.

06/30/2019 08:58

Barcelona refuzon ofertën për talentin e mbrojtjes, e konsideron të pashitshëm