Sporti

Barcelona-Liverpool, ja ku do të zhvillohet ndeshja e parë

04/17/2019 23:52
nga:M K

Tashmë janë mësuar çiftet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Barcelona do të luajë me Liverpoolin, derisa Tottenhemi do të jetë kundërshtar i Ajaxit, shkruan GazetaBlic.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me datën 30 të këtij muaji, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Por, do të jetë interesantë dueli kryesor mes katalunasve dhe ishullorëve, pasi anglezët do të kenë përparësi.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Camp Nou, kurse ajo e kthimit në “Anfield”.

Mbetet të shihet nëse djelmoshat e Jurgen Klopp do ta shfrytëzojnë këtë përparësi edhe pse në këtë garë, kjo ka pak rëndësi, për të mos thënë fare.

/GazetaBlic/

06/16/2019 10:41

Një adoleshent çmend Barcelonën, gati t’i besojnë mesfushën