Sporti

Barcelona “asiston” Celta Vigon të mbijetojë në La Liga

05/04/2019 22:40
nga:M K

Ashtu edhe siç është pritur nga të gjithë, Barcelona me gjyseëm-zemre është paraqitur ndaj Celta Vigos.

Kjo ka bërë që vendasit të shënojnë fitore me rezultat 2-0, për t’i arkëtuar tre pikë tejet të mëdha në luftën për mbijetesë, shkruan GazetaBlic.

Gomez e Iago Aspas ishin realizatorët e vetëm të kësaj sfide, që skuadrës së Escribas pritet t’i ndihmojë shumë në xhirot e fundit.

Celta Vigo tashmë shkon në kuotën e 40-të pikëve, derisa ka pesë më shumë se Valladolidi që gjendet në zonën e rrezikshme.

Javën e ardhshme, Celta i shkon Bilbaos në San Mames, derisa Barcelona në “Camp Nou” e pret skuadrën nga paralagjia e Madridit, Getafen.

/GazetaBlic/

05/23/2019 13:53

Barcelona nënshkruan me yllin e Groningenit