Lajme

Banorët e qytetit pa lum tash kanë ku freskohen (VIDEO)

06/26/2017 20:38
nga:Gazeta Blic

Nga mëngjesi i ditës së sotme, pishina e Gërmisë, ka hapur dyert për vizitorët e saj.

Pishina posedon të gjitha kushtet elementare që adhuruesit e ujit të kalojnë kohë në të, njofton Klan Kosova.

E qytetarët nuk shohin dallim nga viti i kaluar, veç se kanë një kërkesë specifike. Ajo lidhet me çmimet e biletave.

Çmimin e hyrjes  një euro për fëmijë e dy për të rritur, sipas vizitorëve është i lartë.

Kjo pishinë e cila është e vetmja në kryeqytet, do të mund të shfrytëzohet nga qytetarët  për freskim nga 26 Qershori deri me 31 Gusht, prej orës 10 deri në ora 18.

07/06/2019 22:17

Ndërron jetë 12-vjeçari i cili u alivanos sot në Pishinën e Gërmisë