Showtime

Baby G e uron për ditëlindje Getinjon, këto janë fjalët e saj

06/13/2018 17:22
nga:F.B

Për të dy vlen ajo thënia armiku i armikut tim, është miku im, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse ishte thënë se nuk flisnin mes vete, dy këngëtarët të cilët u bë kohë që janë larguar nga “OnRecords” e kanë vërtetuar sot të kundërtën.

Me qenë se Getoar Aliu i njohur me emrin artistik “Getinjo” sot feston ditëlindjen e tij të njëzeteshtatë, ishin një numër i konsiderueshëm i artistëve shqiptar që e uruan atë.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Gordana Kingji e njohur si “Baby G” ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar një imazh me çka e ka uruar kolegun e saj me të cilin e ka filluar karrierën muzikore.

Ajo nuk ka harruar ta përmend këtë fakt, përderisa ka shtuar se edhe më tutje nuk ia ndjenë.

Me një imazh të shkëputur nga videoklipi i këngës “Monster” ajo e ka uruar këngëtarin shqiptar me këto fjalë:

Edhe më tuje nuk ma ndjenë. Kënga ime e parë e ndryshoi lojën me shokun (dostin) tim Getinjon. “Monster” i ka bërë të gjitha vajzat “të këqija.

Kujtojmë që Baby G e Getinjo nuk janë parë asnjëherë bashkë qysh kur kjo e para ishte larguar nga “OnRecords” për ta ndjekur po të njëjtin hap edhe Getinjo, veçse ky disa vite më pas. / © GazetaBlic /

06/21/2018 13:26

Fansja ruse e Getinjos, bën tatuazh emrin e reperit: Zëri na ka shkuar deri në Moskë