Fit&Sexy

Asnjëherë nuk duhet ta hudhni këtë pjesë të bananes

04/06/2019 08:08
nga:L I

Përfitimet e bananeve janë të njohura, por vetitë e fuqishme të lëvozhgave të tyre jo edhe aq.

Ne të gjithë e hedhim atë pjesë pas ngrënies së bananes, por njerëzit në disa vende, si India përdorin përfitimet ushqyese të lëvores.

Ja si duhet përdorur lëvorja e bananes:

Për zbardhjen e dhëmbëve
Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të një lëvore bananeje çdo ditë për dy javë.

Largoni lythat në lëkurë
Nëse keni lytha në lëkurë, ky problem mund të zgjidhet me lëvozhgë banane. Vendi një copë lëvore banane në lëkurën tuaj dhe rregullojeni atë me një fashë.

Për akne dhe rrudha
Banana është e shkëlqyer për kujdesin total të lëkurës. Arsyeja për këtë janë vetitë anti-oksidante. Bananet hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën. Fërkojeni lëvoren e bananes në lëkurë, veçanërisht në zonat e acaruara. Lëjeni 30 minuta.

Zbutja e simptomave të psoriazës
Për fat të keq, kjo sëmundje e lëkurës nuk mund të shërohet plotësisht me lëvore banane, por mund të zbutë simptomat e gjendjes shëndetësore.

Lëvorja e bananes si analgjetik
Fërkojini pikat burimore që sjellin dhimbje në trupin tuaj me një lëvore banane.