Lajme

Asambleisti i LDK-së thyen heshtjen zgjedhore, kërkon vota për Abran Abrashin! (FOTO)

11/19/2017 17:57
nga:Gazeta Blic

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi ka thyer heshtjen zgjedhore duke iu bërë thirrje qytetarëve për të votuar të nominuarin e partisë së tij për kryetar të kësaj komune Arban Abrashin. 

Gashi, dy orë para përmbylljes së vendvotimeve në Prishtinë, i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë, njofton GazetaBlic.com

“Të dashur miq, familjare dhe të gjithë ju qytetarë të Prishtines, me pak se dy orë kanë mbetur për të votuar prandaj ju lutëm shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe bëhu pjesë e fitorës. Voto ArbanAabrashin47”, ka shkruar ai në një status të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”

Abrashi, ka për kundërkandidat në garën për Prishtinën, kryetarin aktual të kësaj komune Shpend Ahmetin nga radhët e VV-së./Gazeta Blic/

 

12/08/2019 16:01

Anëtari i Vetëvendosjes akuzon LDK-në: Që 10 ditë është dashur të formohet Qeveria, mos na kushtëzoni