Sporti

AS: Pique sherr me Messin dhe Suarezin

05/26/2019 14:38
nga:M K

Humbja në finale si duket do të ketë pasoja për katalunasit.

Barcelona u mposht nga Valencia me rezultat 2-1 në finalen e “Copa Del Rey” të zhvilluar në “Estadio Benito Villamarin”, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, siç raporton prestigjiozja AS, ka pasur një zënkë mes tre lojtarëve kryesorë të ekipit në ulëset e pasme të autobusit, derisa pjesa tjetër e skuadrës nuk ka nxjerrë as edhe një zë të vetëm.

Debati vijoi edhe pasi lojtarët e tjerë kishin zbritur nga autobusi dhe prisnin të niseshin me avion për në Barcelonë.

Për këtë arsye, nisje e avionit u shty për 10 minuta, pasi Messi dhe Pique vijuan diskutimet “kokë më kokë” në autobusin bosh.

Gjithnjë sipas mediave nga gadishulli Iberik, priten ndryshime të shumta te katalunasit gjatë merkatos së verës.

Ende nuk dihet se kush do të largohet apo qëndrojë, por e rëndësishme është se ndryshimet do të ndodhin, e ato mund të fillojnë qysh nga Ernesto Valverde.

/GazetaBlic/

06/16/2019 10:41

Një adoleshent çmend Barcelonën, gati t’i besojnë mesfushën