Zgjedhjet

Artan Murati: Ndryshimi i fytyrave në kuvend, trend shumë pozitiv

11/07/2019 11:42
nga:Endrita Imeri

Monitoruesi i Kuvedit të Kosovës, nga organizata KDI, Artan Murati, e ka parë si pozitive rritjen e numrit të deputetëve që do të jenë për herë të parë ne Kuvend.

“Ndryshim i fytyrave në Kuvend, e që po duket trend shumë pozitiv. 50% e deputetëve të VV-se (16 nga 32) do të jenë deputet për herë të parë. Ky numer mund të rritet me marrje të posteve ekzekutive të disa prej deputetëve që janë lartë në listë.

Në LDK, 12 nga 29 deputetët e zgjedhur do të ulen në Kuvend si deputet për herë të parë, e edhe të LDK ky numer mund të rritet nëse realizohet koalicioni me VV.

Risi edhe të PDK, ku 15 nga 25 deputetët janë të rinj. Vlenë të përmendet që të PDK disa figura që konsiderohen si deputet të rinj veçse kanë pasur role të larta në ekzekutiv në vitet paraprake.

AAK ka vetëm 4 deputet që marrin mandatin për herë të parë, prej të cileve një është nga PSD. Edhe Lista Srpska do t’i këtë 5 deputetë të ri. Befasi të KDTP, mungon Mufera Sinik” tha ai.

Ndryshe, KQZ-ja sot shpalli rezultatin zgjedhor ku renditi VV-në të parën, duke u pasuar nga LDK, PDK, AAK-PSD, NISMA-AKR-PD dhe subjektet tjera nga minoritetet.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk arritit të sigurojë votat e nevojshme për të kaluar pragun prej 5 për qind nga rezultati i përgjithshëm. /Gazeta Blic/

11/17/2019 16:43

Formacionet zyrtare: Kosovë – Angli