Sporti

Arsenali një hap para Tottenhemit në synimin e titulluar “Strakosha”

06/12/2019 19:53
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëri nga emrat më të përfolur në mediat italiane.

Fjala është për portierin e Lazios dhe të kombëtaresh shqiptare, Thomas Strakosjha, shkruan GazetaBlic.

Gardiani i biancoçelestëve sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Olimpico”, derisa janë disa skuadra të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, dy prej tyre, si për koincidencë, të dyja nga Londra, janë më konkret në kërkesat e tyre.

Arsenali dhe Tottenhemi po konkurrojnë mes vete për të arritur sa më shpejtë te numri një i portës kryeqytetase.

Megjithatë, si duket “topçinjtë” kanë bërë hapa para në hapen e negociatave dhe do të jenë të parët që do të merren në konsideratë, kuptohet nëse oferta është e barabartë me Tottenhemit.

Kujtojmë se Claudio Lotito kërkon hiç më pak se 50 milionë euro për të hequr dorë nga ai.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

06/16/2019 12:15

“Strakosha? Largojeni dhe merrni portier tjetër”, – flet legjenda e Lazios