Sporti

Arsenal fillon përgatitjet në Amerikë – mungon një super lojtar

07/11/2019 14:40
nga:Lorik J

Skuadra e Arsenalit ka njoftuar se ka udhëtuar në Amerikë për përgatitjet para-sezonale.

Megjithatë, kapiteni Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë – pasi ende nuk ka arritur marrëveshjen për të vazhduar kontratën, përcjellë GazetaBlic.

Klubi i ‘Topçinjëve’ ka njoftuar para pak minutave se Koscielny nuk ka udhëtuar me stafin.

Kuptohet se Koscielny, kontrata e të cilit skadon në vitin e ardhshëm, i bëri të qartë klubit se ai dëshiron të lirohet nga marrëveshja këtë verë në mënyrë që të nënshkruajë për një klub tjetër.

“Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë në SHBA për turneun tonë parasezonal,” shkruan në një deklaratë e klubit.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër udhëzimeve tona të qarta. Ne shpresojmë ta zgjidhim këtë çështje dhe nuk do të japim asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”.

/GazetaBlic/