Lajme

Arrestohet përsëri i dyshuari për vrasjen e gazetarit sllovak

03/13/2018 16:51
nga:Q F

Autoritetet sllovake përsëri kanë arrestuar biznesmenin italian Antonin Vadal, i cili dyshohet për vrasjen e gazetarit hulumtues Jan Kuciak dhe të dashurës së tij Martina Kushnirova, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë sllovake Andrea Predainov.

Sipas saj Antonin Vadal është arrestuar sot në mëngjes në qytetin Mihalovc.

Gazetari hulumtues Jan Kuciak dhe e dashura e tij, janë varë tre javë më parë në shtëpinë  e tij.

Ndërsa për këtë rast, kanë pësuar një varg dorëheqjesh,pas dorëheqjeve të kabinetit qeveritar dhe zyrtarëve të lartë sllovak,  ka dhënë dorëheqje edhe ministri i Brendshëm, Robert Kalinak.