Lajme

Arrestohen për përdorim të patentë shoferëve fals

05/16/2019 11:03
nga:L H

Policia e Kosovës ka arrestuar në Kamenicë dy persona pasi që të njëjtit janë pajisur me patentë shoferi të Kosovës duke përdorur patentë shoferi të një shteti tjetër, të cilët dyshohet se janë të falsifikuar.

Të dyshuarit kanë pranuar se kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shofer të huaj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.