Lajme

Argjentina ofron 5 milionë dollarë shpërblim për gjetjen e nëndetëses së zhdukur

02/14/2018 21:41
nga:F.B

Argjentina premtoi sot një shpërblim prej 5 milionë dollarë për gjetjen e nëndetëses, në pamundësi për të lokalizuar koordinatat e sakta me gjithë ofrimin e ndihmës ndërkombëtare.

Nëndetësja ushtarake vijon e zhdukur që nga 15 nëntori me 44 anëtarë të ekuipazhit.

Shpërblimi prej 98 milionë pesos, saktësoi Ministria e Mbrojtjes do ti ofrohet personit që do të japë informacion apo të dhëna të vlefshme për lokalizimin e saktë të nëndetëses “San Juan’’.

Marina argjentinase vijon kërkimet me mjete të kufizuara, ndërsa qeveria argjentinase shpreson të bindë kompanitë private për t’iu bashkuar kërkimeve, përcjell Atsh.

Më shumë se dhjetë shtete janë mobilizuar për gjetjen e nëndetëses, që me shumë gjasa humbi kontaktet rreth 400 kilometra nga brigjet e Patagonisë argjentinase, në Oqeanin Atlantik, pas sinjalizimit të një avarie në sistemin e baterive.

05/15/2018 20:22

Messi: Do të ishte e tmerrshme të shihja Neymarin në Real Madrid