Lajme

Arben Gashi: LDK është për këtë format të bisedimeve Kosovë-Serbi

10/09/2019 21:40
nga:Gazeta Blic

Arben Gashi nga LDK ka thënë se ardhja e sotme në Prishtinë e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tregon për seriozitetin e çështjes.

“Ai vjen me mesazhe të qarta dhe mesazhi i tij kryesor është se bisedimet duhet të vazhdojnë dhe se SHBA janë të përfshira në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

“Tema kryesore për të cilën është biseduar është dialogu me Serbinë”.

“Çështja është shumë serioze dhe duhet të veprohet me shumë seriozitet. Ftesat e tilla të SHBA-së janë kërkesa nuk janë presion”.

“LDK sa i përket çështjes së dialogut e ka shtyllë të pakontestueshme. Si duket tash jemi në një fazë tjetër. Mënyra e diplomacisë së Trump nuk është konvencionale. Kosova nuk e ka luksin të jetë kryeneçe, të jetë arrogante dhe të ketë sjellje të palogjikshme”.

Gashi në Analiza Zgjedhore ka thënë se si subjekt janë që bisedimet të vazhdojnë ku epilog do të ishte njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

“LDK nuk ka problem sa i përket konceptit “bisedim””. Si koncept i përgjithshëm bisedimet janë mishërim me mënyrën e të menduarit të LDK-së. Ne jemi që problemet e Kosovës me Serbinë të zgjidhen me bisedime dhe rezultati të jetë njohja reciproke”.

“Por shkëmbimi territorial, korrigjimi i kufirit janë të papranueshme për LDK-në. Për ne mbetet shtyllë kryesore raportet e pakontestuara me SHBA-në dhe BE-së”.