Sporti

Anton Cena: 2018-ta, viti i Akilit

02/10/2018 20:12
nga:Lorik J

Akil Gjakova ka arritur të stoliset me medaljen e artë në Grand Slam në Paris.

Gjakova e ka siguruar medaljen e artë në kategorinë -73 kilogramë, pasi ka mposhtur në finale, Lasha Shavdatuashvili, shkruan GazetaBlic.

Pas triumfit në Grand Slam në Paris, sekretari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Anton Cena, ka folur ekskluzivisht për ‘GazetaBlic’.

“Akili shpesh herë di të bëjë befasira. është një sportist me shkathtësi dhe teknikë të veçantë. Ai ka mundur shumë garues ë ndryshëm botëror, nganjëherë ne kampionate botërore dhe evropiane nuk të shkon për së mbari, mirëpo sivjet ka filluar shumë mirë për të”, tha fillimisht Cena.

“Viti 2018 ka qenë i mbarë për Akilin dhe po shpresojë që sivjet do të kurorëzohet me medaljet që i meriton në kampionatet evropiane dhe botërore”, përfundoi Anton Cena./GazetaBlic/

04/27/2018 13:15

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale të Kampionatit Evropian