Sporti

Antoine Griezmann: Të ardhmen e zbuloj para Botërorit

06/02/2018 10:53
nga:A. R.

Antoine Griezmann do ta zbulojë të ardhmen e tij para se të nisë Botërori “Rusi 2018”.

Sulmuesi francez, i cili shënoi me 11-metërsh një nga tre golat e Francës në miqësoren me Italinë, i pyetur nëse skuadra e tij e ardhshme do të mësohet para debutimit në Botëror, u përgjigj: “Po”.
Gjithsesi, nëse do të jetë Barcelona destinacioni i francezit, zyrtarizimi nuk do të mund të bëhet para datës 1 korrik, kur dhe skadon dhe klauzola e largimit për 200 milionë euro.

Gjatë miqësores Francë – Itali 3-1, e zhvilluar në “Allianz Riveira” të Nicës ishte i pranishëm edhe sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, që mësohet se ka qenë i interesuar posaçërisht për formën e 26-vjeçarit.

Nëse Griazmann do të kishte vendosur të qëndronte tek Atletico e Madridit, nuk do të kishte arsye për ta shtyrë vendimin, ndaj indiciet e fundit sugjerojnë se sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën “blaugrana”.

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania