Sporti

Andre Silva, 99% largohet nga Milani

08/13/2019 23:27
nga:M K

U ble për 40 milionë euro, por nuk përmbushi as pritshmëritë më të vogla.

Andre Silva, zbarkoi nga Porto në Milan në vitin 2017, me premisat e njërit prej sulmuesve më të mirë në botë, por që nuk arriti të bëjë asgjë në një edicion për Rossonerët, shkruan GazetaBlic.

Kjo ndoshta për faktin se ai nuk e pati as minutazhën, megjithatë për ato minuta që iu besuan, nuk e shpërbleu besimin me gola, andaj edhe e detyroi kryesinë e “kuq e zinjëve” që të vendos për një huazim drejt Sevillas.

Në “Ramon Sanchez Pizuan” ia filloi mirë, por në vazhdim, dështoi totalisht, duke mos e bindur klubin andaluzian që ta blejë, ashtu siç kishte të drejtë me kontratë.

Tani është rikthyer në “San Siro”, por mediat nga Apeninet, raportojnë se agjenti i tij, Jorge Mendez vazhdimisht është duke kërkuar një skuadër tjetër për përfaqësuesin e “Seleçaos”, derisa gjatë ditëve të ardhshme pritet të shihet nëse do të ketë diçka të re sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

08/01/2019 09:33

Andre Silva: Askush nuk e di të ardhmen time